Detaje tjera rreth programit trajnues!
- Tatimi në të ardhura personale - TAP:
- Demonstrimi i programit të pagave që do të jepet gratis për të gjithë pjesëmarrësit
- Plotësimi i faturave hyrse dhe dalse në libra tregtar dhe deklarimi i tyre
- Bizneset e mëdha dhe Ortakëritë, plotësimi i deklaratës vjetore dhe trajtimi i ligjeve
- Trajtimi i qirave, personave jorezident dhe personave joafarist
- Plotesimi i deklaratave tremujore (IS, IL & IR ) dhe vjetore (PD & DO)
- Tatimi në të ardhura të korporatave - TAK:
- Korporatat e mëdha, plotësimi i deklaratës vjetore dhe trajtimi i ligjeve
- Plotësimi i deklaratave mujore (WR), tremujore (QS & QL ) dhe vjetore (CD)
- Krahasimi i fitimit kontabël dhe tatimor
- Tatimi mbi vlerën e shtuar - TVSH:
- Lirimet për aktivitet e caktuara
- Kërkesa për rimbursim të TVSH-së
- Plotësimi faturave, i librit të blerjes dhe të shitjes
- Plotësimi i DUD-it
- TVSH me normën standarde prej18%
- TVSH me normën e reduktuar prej 8%
- Deklarata e TVSH-së, plotësimi dhe raportimi online
- Trajtime tjera rreth TVSH-së
- Ushtrime të ndryshme në libra që do ju shpërndahen
Pse IAS Consulting është lider në trajnime praktike?
- Ne jemi një ndër firmat më profesionale që ofron shërbime të kontabilitetit, tatimeve dhe këshillave biznesore për organizata vendore dhe ndërkombëtare që nga viti 2008. Trajnerët janë të përgatitur dhe kanë përvojë mjaft të madhe në punën e tyre ditore, të cilët janë kontabilist dhe auditor të çertifikuar në mënyrë që aftësimi të jetë sa më praktik .
- Ajo që mësohet në fakultet është e mirë por nuk mjafton që ju të jeni të përgatitur të filloni punën si kontabilist vet apo të ndërmerrni një gjë të tillë. Ne japim aftësi të punës praktike në kontabilitet dhe tatime që ju të filloni një libërmbajtje të një biznesi vet.
- Vlerë e shtuar e trajnimit tonë janë përfitmi i programeve të kontabilitetit që u jepen pjesëmarrësve dhe u jepet mundësia e konsulencës “free” gjatë vitit për problematika të ndryshme edhe pas trajnimit.
- Pjesëmarrësve të cilët kanë afinitet të punës në këtë profesion, ju mundësohet praktika në zyret tona apo të partnerve afarist, të cilët mund të kenë mundësinë e punës praktike. Kemi krijuar bashkëpunim afatgjatë për mundësi praktike dhe punësim nga partneri ynë strategjik dhe kompania më e madhe e punësimit KosovaJob, gjë të cilën e kemi institucionalizuar dhe jetësuar, tashmë.
Jemi lider për trajnime praktike dhe të parët që kemi inicuar trajnim me anë të përdorimit të programit. Ju mund të vizitoni webfaqen apo shfletoni albumet tona dhe të bindeni në punën dhe suksesin tonë.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të arrijnë të kuptojnë efektin e çdo regjistrimi apo transaksioni kontabël dhe ndikimin e këtyre veprimeve në kontabilitet dhe pasqyra financiare, si dhe analizen e pasqyrave financiare duke përdorur raporte të ndyshme financiare. Poashtu, objektiv krysor do të ketë edhe kuptueshmërinë dhe dallimin e kontabilitetit për qëllime tatimore (rregulloret e tatimeve) në krahasim me kontabilietin menaxherial
- Kërkesat ligjore nga ana e Administratës Tatimore po bëhen më strikte çdo ditë. Ju mund të keni mundësinë të punoni në ndërmarrjet tregtare, prodhuese, hoteliere, shërbyese dhe OJQ-të, dhe si të tilla kërkojnë shumë raporte financiare si: Libri i blerjeve, Libri i shitjeve, Libri i Pagave, Deklarim të TVSH-së, Libri i blerjeve mbi 500 EUR, Bilanci i gjendjes, Pasqyra e te ardhurave, Rrjedhja e parase, Ndryshimet në kapital, si dhe dhjetëra raporte të tjera menaxheriale.