Nëse biznesi juaj është kompani e re ose e themeluar shumë më heret, ne mund të japim një paketë të shërbimeve të kontabilitetit si më poshtë, apo konform kërkesave.
Si vlerë e veçantë e IAS Consulting lidhur me shërbimet e kontabilitetit është përdorimi i progaramit aplikativ në secilin biznes (përveç nese bizneset posedojnë një të tillë. Shërbimet më të shpeshta të klientëve, për të cilat jemi të specializuar janë: - Shërbimet e kontabilitetit - Regjistrime kontabël në zyren tuaj apo nga largësia - Shërbime të tatimeve aplikative sipas legjislacionit në Kosovë - Administrim i pagave me program specifik - Vlerësimi i gjendjës së përgjithshme të ATK-së - Planifikimi i pagesave të tatimit - Përgatitja e raportit për Fund-Vit - Kthimet tatimore - Raporti për blerjet mbi 500 euro - Raporte të tjera sipas kërkesave ligjore - Raporte mujore Menaxheriale Tatimet duke qenë një sferë shumë e veçantë, kërkon aftësi dhe përkushtim adekuat që lidhen me dokumentacion dhe përfaqësime në Administratën Tatimore të Kosovës. Ne ofrojmë shërbime për klientët tanë, si përgatitja e tatimeve për firmat individuale, shoqëritë aksionare, ortakëritë dhe individët, përfaqësimin e klientëve duke u shfaqur para autoriteteve të ndryshme, shërbimet e planifikimit tatimor dhe shërbime të ngjajshme tatimore. |
|